Site icon Telegrafi

Baena mohon të jetë tallur me Valverden për humbjen e fëmijës së tij

Alex Baena mohoi kategorikisht në rrjetet sociale se i kishte thënë Fede Valverdes të qajë tani që djali itij nuk do të lindë, siç pretendon rrethi i uruguaianit dhe që ishte shkas për agresionin e lojtarit të Real Madridit ndaj atij të Villarrealit në parking makinash në Bernabeu.

“Është totalisht rreme që unë e kam thënë këtë”, ka shkruar Baena në llogarinë e tij në Twitter dhe Instagram.

Baena iu referua edhe grushtit të Valverdes, megjithëse nuk e përmendi në asnjë moment emrin e tij: “Shumë i trishtuar për agresionin që pësova pas ndeshjes dhe i befasuar nga ajo që flitet për mua”.

“Në ndeshjen e Kupës së Mbretit, Baena e goditi Feden dhe i tha: ‘Qaj tani që djali yt nuk do të lindë’. Kjo mbeti aty, por sot ai tha diçka të ngjashme dhe Fede u nxeh. Prandaj e priti në parkingun e makinave dhe i tha se ‘nuk duhej ta përfshinte familjen e tij”, shpjegoi shoqëruesi i Valverdes për MARCA-n.

Për të komentuar teorinë e rrethit të Valverdes, Baena ri-postoi komentin e një përdoruesi (@elmodelo14) në të cilin ai siguron se është e pamundur që lojtari i Villarrealit t’ia thoshte këtë frazë uruguaianit. Bonino, partnerja e lojtarit të Real Madridit, ka zbuluar në një intervistë problemet që kishte vuajtur në fillimet e shtatzënisë.

Postimi i shpërndarë nga Baena nuk është plotësisht i vërtetë pasi thashethemet se Valverde dhe Bonino po kalonin një problem serioz familjar u shfaqën më 15 janar (pesë ditë para ndeshjes kundër Villarrealit në Kupën e Mbretit) me një postim të vetë Minas pasi Real Madrid humbi  finalen e Superkupës së Spanjës kundër Barcelonës. /Telegrafi/

https://twitter.com/alexbbaena/status/1644855647408717825?ref_src=twsrc%5Etfw%7Ctwcamp%5Etweetembed%7Ctwterm%5E1644855647408717825%7Ctwgr%5Ed8084c303e80459ceb06a5ccb508d611d6fe4b74%7Ctwcon%5Es1_&ref_url=https%3A%2F%2Fwww.marca.com%2Ffutbol%2Fvillarreal%2F2023%2F04%2F09%2F64324b5346163f12908b4596.html

Exit mobile version