Protagonistet e filmit ‘Bad Moms’ ishin të pranishme ditën e djeshme në premierën e filmit të tyre në Los Angeles.
Kristen, gjatë parakalimit në tapetin e kuq është fotografuar duke ledhatuar barkun e Milan. Kjo e fundit së shpejti pritet të bëhet nënë për herë të dytë.
Aktorja 32-vjeçare si çdo herë sharmante dhe e bukur, tërheq vëmendjen e gazetarëve me fustanin e zi të shkurt me detaje të kuqe.
Ndërsa kolegia e saj Kristen Bell, dukej shumë e lumtur për shtatzëninë e shoqes së saj ku edhe një gjë të tillë e kishte shprehur përballë gazetarëve duke e kthyer vëmendjen te Milia.
Kristen, e veshur me një fustan të argjend, dukej më në disponim se asnjëherë tjetër./Telegrafi