Telegrafi

“Bad Boys 3” me skenarist të ri, vazhdojnë përpjekjet për realizimin e vazhdimit të tretë (Video)

Kult filmi “Bad Boys”, me Will Smith dhe Martin Lawrence në rolet kryesore, mund të ketë vazhdimin e tretë, por me tjetër skenarist.

Filmi i dytë (“Bad Boys 2”) u lansua para 14 vitesh, ndërsa ka kohë që spekulohet për vazhdimin e tretë.

Lexo po ashtu Yjet që i refuzuan disa prej roleve më të mëdha të Hollywoodit (Foto)

Mirëpo, përgjegjësinë kësaj radhe do ta marrë Jerry Bruckheimer. Në një bisedë me Yahoo, ai ka thënë se tashmë është angazhuar skenaristi i ri për vazhdimin e tretë.

“Bad Boys 3” apo “Bad Boys For Life” është dashur të ishte gati gjatë këtij viti, mirëpo skenaristi dhe regjisori Joe Carnahan u tërhoq nga projekti.

“Kemi punuar në realizimin e filmit, nuk e di as unë qe sa vite, ndërsa pasi kemi punuar kaq shumë, është anuluar sërish”, ka treguar Bruckheimer. /Telegrafi/