Ekipi i NASA-s që po e përcjell punën e satelitit SDO (Solar Dynamics Observatory) piklën gjigante e quajti me emrin “simpatik” Bad Boy, ndërsa ajo katër ditë më parë nxori një flakadanin solar. Fatmirësisht, stuhia ishte drejtuar në drejtimin e kundërt me atë të tokës kështu që pengesat ishin të padukshme, por nëse Dielli tani do ta lironte edhe një flakadan, ai mund të ndodhë të shkaktoj dëme shumë më të mëdha.
Me orientimin e duhur magnetik dhe me drejtim kah Toka, stuhia solare nga Bad Boy do të mund të shkatërronte sistemet e furnizimit me energji elektrike dhe satelitët në orbitë.
NASA gjatë dhjetë ditëve të ardhshme do të përcjell aktivitetet në sipërfaqen e Diellit me vëmendje të shtuar, për shkak se Bad Boy ka hyrë në pjesën e Diellit që mund ta shohim. /Telegrafi/