Site icon Telegrafi

Backstreet Boys sjellë këngën e parë pas pesë vjetëve

Kohët e fundit, ata festuan 25 vjetorin në industrinë e muzikës.

Dhe Backstreet Boys kanë publikuar këngën e tyre të parë pas pesë vjetëve të tiulluar “Don’t Go Breaking My Heart”.

Në bendin e përbërë prej meshkujve janë Nick Carter, 38 vjeç, Kevin Richardson, 46 vjeç, Howie Dorough, 44 vjeç, Brian Littrell, 43 vjeç dhe AJ McLean, 40 vjeç.

Me dritat e neonit dhe një këngë ritmike, krijuesit e viteve ’90-ta të shekullit të kaluar, kanë ardhur tejet të freskuar.

Bashkëthemeluesi Kevin ndau kënaqësinë për këngën e parë nga albumi i tyre i patitulluar, duke thënë shkurtimisht për “Billboard” se “ndihet tejet i lumtur”.

Backstreet Boys kanë shitur mbi 100 milionë albume në mbarë botën, duke i bërë ata një nga grupet me më së shumti albume të shitura në glob.

Ndryshe, bendi kohë më parë mori një yll në “Walk of Fame” në Hollywood. /Telegrafi/

Exit mobile version