Mbrëmë, qeveria hyri në një aventurë të rrezikshme që të shkojë kundër vullnetit të popullit të saj të shprehur në referendumin më 30 shtator, thotë Janko Baçev nga partia “Maqedonia e Vetme”, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Populli maqedonas dhe shumica e qytetarëve të Republikës së Maqedonisë më 30 shtator kanë deklaruar qartë se nuk duan anëtarësimin në NATO dhe nuk duan të ndryshojnë emrin, identitetin, historinë dhe traditën e popullit maqedonas”, tha Baçev.
Ai tha se partia “Maqedonia e Vetme” në një deklaratë publike më 2 tetor, paralajmëroi se janë në lojë 2 milionë euro për deputet.
“Për fat të keq, ryshfeti u konfirmua mbrëmë. Goja e Zoran Zaevit është e mbushur plot me integrimet euro-atlantike, Evropën e respektimit të sundimit të ligjit. Cila është ajo Evropë në të cilën 2 milionë euro i janë dhënë një deputeti për të votuar për tradhti kundër atdheut të tij ose për të shkuar në burg nëse nuk voton sipas urdhrave të pushtetit”, thuhet në deklaratën e partisë “Maqedonia e Vetme”.
Nga atje shtojnë se cila është ajo Evropë në të cilën mercenarët-terroristë lëshohen nga burgu për të votuar, deri dje qeveria e Zaevit a nuk i quante terroristë tre deputetët që mbrëmë nuk arritën të qëndrojnë dhe votuan kundër popullit maqedonas dhe shtetit të Maqedonisë, thuhet në deklaratë. /Telegrafi/