Site icon Telegrafi

Baçev: Në vitin 2019 do të japim maksimumin për Maqedoni të bashkuar

Kryetari i “Maqedonisë së Vetme” Janko Baçev, përmes një video-deklarate ju ka uruar qytetarëve Vitin e Ri 2019, për të cilin thotë se do të japin maksimumin që të realizojnë qëllimet dhe ëndrrat e tyre.

Ai thotë se në vitin 2018 është instaluar qeveri e kontrolluar nga qendra të jashtme me qëllim që siç thotë, të ndryshohet emri i shtetit, identiteti, historia dhe kultura maqedonase, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“Për këtë arsye partia jonë ka marrë një sërë aktivitetesh. Së bashku me 72 organizata nga vendi dhe diaspora kemi formuar shtabin e krizës ‘Maqedonia bojkoton’, e cila korri fitore të madhe në referendum me së bashku me popullin dhe një pjese të madhe të qytetarëve të vendit”, thotë Baçev.

Ai pret që vitin që lëmë pas të harrohet sa më shpejt dhe shton se “Maqedonia e Vetme” do të jetë në vijë të parë në mbrojtjen e interesave shtetërore dhe kombëtare./Telegrafi/

Exit mobile version