Kryetari i partisë “Maqedonia e Vetme” Janko Baçev, dje ka qenë i thirrur në pyetje në stacionin policor për shkak të konferencës së tij për shtyp ku ka kërcënuar deputetët se ata nuk do të arrijnë deri te kufiri nëse ata votojnë për ndryshimet kushtetuese dhe ku i ka akuzuar ata për marrje të ryshfetit prej 2 milionë euro për çdo deputetë, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ndërsa Baçev thotë se qeveria po kryen persekutim policor kundër tij.
“Qeveria marionete e Shkupit e ka hapur edhe kartën e fundit në luftën kundër atyre që mendojnë ndryshe. Në Maqedoni përsëri po kthehet i ashtuquajturi shkelja e ligjit verbal nga neni 133 nga Kodi Penal të ish-Jugosllavisë, e cila që moti është shfuqizuar dhe me të cilën sanksionohet liria e fjalës. Tani, në Maqedoni delikti verbal zbatohet nën emrin e gjuhës së urrejtjes. Kjo për MPB-në do të thotë keni kujdes, se Maqedonia e Vetme do t’i vras deputetët e paralajmëruar të OBRM-PDUKM-së me çka është rrezikuar siguria e tyre. Ka kaluar një muaj nga deklarata, ndërsa tetë deputetëve të paralajmëruar nuk ju mungon asgjë, por, Elizabeta Kançevska Mileska ka avancim në koordinimin e grupit parlamentar”, thuhet në deklaratën e Baçevit.
Siç tha ai, sipas Gjykatës së Strasburgut, debati politik do të thotë edhe fjalë të fuqishme./Telegrafi/