Telegrafi

Baçev me letër kërkon nga Mickoski që mos ta takojë Pendarovskin: Ai ka thirrur dy maqedonas dhe pesë shqiptarë

Sot pasdite, kryetari i partisë pro-ruse ‘Maqedonia e Vetme’, Janko Baçev i shkroi letër kryetari të OBRM-PDUKM-së, Hristijan Mickoski që të mos shkojë në takim te Pendarovski.

“Ju bëj thirrje të mos shkoni në takim te Stevo Pendarovski nëse Pendarovski mbetet me formatin e takimit me dy parti maqedonase dhe pesë parti shqiptare. Pendarovski është trup për Maqedoninë dhe maqedonasit. Pendarovski ka harruar se në cilin shtet jeton”m shkruan Baçev, njofton Telegrafi Maqedoni.

Ai më tej i shkruan Mickoskit të mos pranojë një takim të tillë nënçmues të liderëve ku marrin pjesë dy parti maqedonase dhe pesë parti shqiptare për shkak, sipas Baçevit, nuk pasqyron me realitetin në Maqedoni dhe favorizon shqiptarët ndaj maqedonasve dhe popujve tjerë.

“Këto zgjedhje janë të rëndësishme, ose do të betonohet fshirja e gjithçka që është maqedonase dhe forcave patriotike ose do të prishen të gjitha marrëveshjet anti-maqedonase ku fshihet emri, identiteti, historia dhe tradita e popullit maqedonas”, shkruan Baçev duke i bërë thirrje Mickoskit të mendohet rreth propozimeve të tij./Telegrafi/