Telegrafi

Baçev: KSHZ-ja po punon me standarde të dyfishta

Lideri i partisë Lëvizja Popullore e Maqedonisë (LPM) Janko Baçev thotë se listat e tyre janë refuzuar për këto zgjedhje me arsye se nënshkrimet e kandidatëve të tyre, nuk përputhen me kartat e tyre të indentitetit. Ai vlerëson se KSHZ-ja po përdorë standarde të dyfishta, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Partia e tij, ka kërkuar nga KSHZ-ja që të kryejë ekspertiza grafologjike, por ata thanë se nuk kanë kompetenca të tilla.

Sipas Baçev, vendimi i tanishëm i KSHZ-së për të kryer hetime grafologjike për ankesën e Lëvizjes Besa, është zbatim i standardit të dyfishtë.

Pas vendimit të KSHZ-së për partinë e Janko Baçev, ata paraqitën ankesë në Gjykatën Administrative, por edhe nga Gjykata thanë se nuk janë kompetentë për të kryer hetime grafologjike./Telegrafi/