Telegrafi

Baccan e duan dy gjigantët francezë

Carlos Bacca ka filluar bisedimet me Olympique Marseillen  për të kaluar në këtë skuadër.

Kolumbiani shihet si zgjedhje e dytë tashmë në klub pasi që Milani ka blerë Andre Silvan, dhe është në bisedime me Nikola Kalinicin.

Andoni Zubizarreta që tashmë është drejtor sportiv i Marseilles ka filluar bisedimet me agjentin e sulmuesit, shkruan France Football.

Milani kërkon për këtë sulmues 30 milionë euro dhe për të interesohet edhe Paris Saint-Germain.

“Shumë klube e duan lojtarin dhe jemi në një situatë të bisedimeve”.

“Më e rëndësishmja është se ai dëshiron të luajë në Kupën e Botës”.

“Paris Saint-Germain? Tani Ligue 1 është një kampionat shumë i fortë tani dhe i mirë për Carlosin që ta vazhdojë karrierën në nivel të lartë”, ka thënë Sergio Barela. /Telegrafi/