Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca siguron se ai është i gatshëm për të luajtur me transferimin e sivjetmë të klubit, Gianluca Lapadula.
Lapadula ishte top-golashënuesi në Serie B sezonin e kaluar, dhe u bashkua me kuqezinjtë nga Pescara këtë verë, edhe pse ai ka luajtur vetëm katër minuta në Serie A deri më tani.
Megjithatë, me thashethemet se ai mund të luaj nga fillimi kundër Udineses, janë sugjeruar disa thashetheme se italiani mund të bien ndesh me shokun e ekipit, Carlos Bacca, por ky i fundit e ka mohuar një gjë të tillë.
“Unë shpresoj që të japë më shumë gëzim në Milano”, ka thënë Bacca për Sky, kur po kthehej nga detyra ndërkombëtare, transmeton Telegrafi.
“A jam i gatshëm të luajë me Lapadulan? Ai është një lojtar i madh, ka treguar se ai është duke punuar me të vërtetë mirë. Stafi teknik do të marrë vendimin më të mirë për të mirën e ekipit”, përfundoi kolumbiani. /Telegrafi/