Telegrafi

Bacca realizon ndaj Chievos (Video)

Milani është duke avancuar me rezultat 1-0 kundër Chievos në ndeshjen e vlefshme për javën e 27-të në Serie A.

Në takimin që po zhvillohet në San Siro, Rossonerët e realizuan golin e parë në minutën e 24.

Sulmuesi kolumbian, Carlos Bacca, bëri gjithçka vet për ta dërguar topin në rrjetë.

Milani është në një seri pozitive dhe fitorja eventuale në këtë ndeshje, do të ishte shumë e rëndësishme për ekipin e Vincenzo Montellas. /Telegrafi/