Telegrafi

Bacca kushton 40 milionë euro

Nëse West Hami dëshiron të ringjallë interesimin për Carlos Baccan në janar, atëherë duhet të bëjë gati 40 milionë euro.

Çekanët janë pajtuar për një shumë transferuese prej 30 milionë euro me Milanin gjatë verës, por klubi anglez dështoi të arrijë marrëvehsje personale me lojtarin.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth Milanit

Corriere dello Sport tash raporton se nëse West Hami kthehet sërish për Baccan, Milani mund të kërkojë 40 milionë euro.

30 vjeçari ka shënuar gjashtë gola në 11 ndeshje në Serie A këtë sezon.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit nga TRANSFERIMET E LOJTAREVE !

Leonardo Pavoletti është zëvëndësuesi i tij te Milani nëse ai largohet. /Telegrafi/