Telegrafi

Bacca: James të jetë i qetë me Realin

Blerja e fundit e Real Madridit e madhe

Sulmuesi i Milanit, Carlos Bacca, ka pranuar se ka folur me James Rodriguezin për të ardhmen e tij.

Rodriguez po spekulohet se do të largohet nga Real Madridi pasi është i pakënaqur me situatën e tij te klubi mbretëror.

Bacca thotë se ka biseduar me anësorin e Realit dhe i ka thënë që të jetë i qetë.

Lexo po ashtu Lajmet e fundit rreth transferimeve

“Të jesh te Reali do të thotë se duhet të luftosh për pozitën tënde, ashtu siç bën ai çdo ditë. Nuk është e lehtë që të marrësh vendimin për t’u larguar nga Real Madridi dhe të shkosh në një klub tjetër”.

“Ai duhet të mbajë qetësinë, pasi që ai është një profesionist”, u shpreh Bacca. /Telegrafi/