Site icon Telegrafi

BAC Mono 2024 debuton me më shumë fuqi dhe më pak peshë

Veturat sportive të rrugës nuk bëhen “më të pastra” se BAC Mono, e cila do shfaqet në Monterey Car Week 2023 me një konfigurim të përditësuar.

Vetura me një ulëse ka marrë shenja delikate të dizajnit të ndikuara nga Mono R, dhe tani duket pak më e lakuar. Mono 2024 do ketë drita LED të vendosura në mes, përderisa pjesa e pasme e ka të integruar një spoiler të aero-optimizuar.

BAC Mono 2024 fuqinë do ta merr nga një motor 2.5 litërsh të Mountune, i cili prodhon 311 kuaj fuqi dhe 313 njuton metër fuqi rrotulluese, raporton Motor 1, përcjell Telegrafi.

Këto shifra përfaqësojnë një ngritje prej 6 kuaj fuqi dhe 5 njuton metër, në një makineri të fokusuar për pista, e cila peshon vetëm 570 kilogram, ose ndryshe 10 kilogram më pak se modeli i kaluar.

Motori me benzinë me 4 cilindra me origjinë nga Ford ka 8 mijë rrotullime për minutë, dhe fuqinë e dërgon tek rrotat e pasme përmes një transmisioni sekuencial me 6 shpejtësi.

BAC thotë se Mono i përditësuar shpejtësinë nga 0 deri në 100kMh e arrin në vetëm 2.7 sekonda, dhe kjo e bënë atë një nga veturat me motor me djegie të brendshme me përshpejtimin më të shpejtë ndonjëherë.

Në ndërkohë, prodhimi i Mono-s më të fundit veçse ka filluar në Liverpool, dhe BAC ka njoftuar se ka marrë porosi nga e gjithë bota. Dërgesat e para planifikohet të fillojnë pas përfundimit të Monterey Car Week. /Telegrafi/

Exit mobile version