Telegrafi

Babyface dhe familja e tij shërohen nga COVID-19

Babyface (Foto: Moses Robinson/Getty Images for Neighborhood Awards/Guliver)

Këngëtari Babyface ka njoftuar se ai dhe familja e tij janë testuar pozitiv për COVID-19, por tashmë e kanë kapërcyer sëmundjen.

Në një postim emocional të ndarë në rrjetin social Instagram dhe Twitter, këngëtari i kishte njoftuar 400 mijë ndjekësit e tij, shkruan The Sun. Duke shkruar në ditëlindjen e tij, fituesi i Grammy tha që ndjehej i bekuar që mund të festonte.

62-vjeçari, emri i vërtetë i të cilit është Kenneth Edmonds, shkroi: “Unë do të doja të falënderoja ngrohtësisht të gjithë për urimet e shumta të ditëlindjes sot”.

“Ndihem aq e bekuar që jam në gjendje të festoj një ditëlindje tjetër. Kam testuar pozitive për virusin COVID-19, ashtu si edhe familja ime. Jam i lumtur që raportoj se ne kemi testuar tani negativë dhe jemi në rrugën e kthimit drejt shëndetit të plotë”, ka bërë të ditur kantautori, ndërsa afati kohor i sëmundjes së muzikantit amerikan mbetet i paqartë.

 

Duke përfunduar postimin e tij, Babyface, i cili ka prodhuar 26 hite numër një të R&B gjatë karrierës së tij, tha se do të mbante një koncert ‘live’ në Instagram më 18 prill. Ai bëhet i famshmi i radhës që tregon për sëmundjen që preku edhe emra, si Chris Cuomo, Tom Hanks, Idris Elba e Rita Wilson. /Telegrafi/