Një fotografi e publikuar nga Baby Gee në rrjetet sociale duket se ka nxitur skepticizëm te ndjekësit e saj, të cilët nuk i kanë besuar se fiziku dhe të pasmet e saja janë reale.
Dhe për ta shuar dyshimin për ndonjë intervenim eventual me ‘photoshop’, këngëtarja e ka publikuar një video me të njëjtën veshje, ku shfaq trupin e saj.
Ndryshe, këngëtarja ka njoftuar përmes rrjeteve sociale, se kënga e saj e re do të lansohet ditën e mërkurë.
Projekti i ri mban titullin “I Win”, ndërsa kujtojmë që Baby Gee depërtoi në skenë falë bashkëpunimit me Getinjon në hitin “Monster”. /Telegrafi/