Këngëtarja shqiptare, Gordana Kingji e njohur si Baby G, është mjaft e dashur për publikun.
Biondja është mjaft aktive dhe e ndjekur në rrjetet sociale, derisa në Instagram numëron miliona fansa.
Së fundmi, ajo ka ndarë me fansat një video, ku shihet në veshje sportive, duke theksuar belin e hollë dhe të pasmet e formësuara.
“Ti je një trofe që ecë, mesazh për të gjitha femrat”, ka shkruar krahas videos 25 vjeçarja.
Baby G muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur për jetën private, pasi fillimisht u tha se u nda nga i dashuri, gjersa më pas ky lajm doli të jetë i pavërtetë.
Sido që të jetë, kënga e fundit e publikuar nga ajo mbetet “Pretty Gangster” në duet me partnerin e saj, Lim Hotin, e cila tashmë është fshirë nga platforma YouTube. /Telegrafi/