Baby G kohët e fundit po gjendet në plazhet fantastike të Dubait, ku po shijon rrezet e diellit.
Por, këngëtarja shqiptare gjatë mbrëmjes së kaluar është sulmuar fizikisht nga një femër dhe tre persona të tjerë.
Kështu së paku ka bërë të ditur vetë këngëtarja përmes llogarisë personale në Instagram teksa ka treguar edhe disa detaje.
Madje, ajo ka publikuar edhe një fotografi teksa shihet se në disa pjesë të fytyrës ka edhe fasha.
Ajo ka zbuluar edhe emrin e vajzës që e ka sulmuar dhe se kjo ka ndodhur, sipas saj, për motive të ulëta dhe xhelozi.
”Kam shkuar në spital pasi jam sulmuar nga @iambletagashi, e cila më sulmoi me tre persona të tjerë. Ndihem shumë keq që kjo më ndodhi mua dhe dua t’a ndaj storien time me të gjitha vajzat e reja! Kur ti je e suksesshme, ata dëshirojnë të të shohin poshtë. Por, asnjë grua nuk duhet të përjetojë këtë. Dhe unë kam njerëz, por nëse ju jeni vetëm 1. Çfarë duhet të bëja????”, ka shkruar ajo pranë fotografisë.
Ndryshe, këngëtarja ka paralajmëruar edhe disa këngë të reja që do t’i sjell gjatë muajve në vijim për publikun shqiptar. /Telegrafi/