Data 14 shkurt njihet edhe si dita e dashuruarve, më konkretisht si Shën Valentini.
E duket se është dashur të pritet kjo ditë e shënuar në kalendar që më në fund Baby G të prezanton të dashurin.
Këngëtarja që në realitet quhet Gordana Kingji, ka publikuar disa imazhe në rrjetet sociale teksa shoqërohet nga një mashkull.
Bukuroshja shqiptare ka sjell fotografi të realizuara në një darkë romantike me këtë rast të veçantë.
“Shpresoj që të gjithë të keni pasur një ditë të mirë”, ka shkruar ajo përkrah pozave me një mashkullin misterioz.
Kujtojmë se 22-vjeçarja deri më tani ka deklaruar se është ‘single’, por duket se e ka fshehur lidhjen me xhelozi.
Ndryshe, Gordana nuk ka zbuluar asgjë më shumë rreth djalit dhe as nuk e ka etiketuar emrin djaloshit në Instagram. /Telegrafi/