Telegrafi

Baby G po sjell bashkëpunimin me Chris Brownin

Baby G ka qenë temë e mediave rozë shqiptare gjatë gjithë ditës së djeshme shkaku i një incidenti në Dubai.

Këngëtarja shqiptare bëri bujë të madhe duke treguar se ishte rrahur prej mikeshës Beleta Gashit, e cila ishte e shoqëruar prej tre personave.

Lexo po ashtu Baby G rrahet brutalisht në Dubai

Pasi mori mjekimin e duhur, biondina tregoi se i është rikthyer punës për projektet muzikore, ku ka përgatitur një befasi për fansat.

Ajo ka treguar përmes një mesazhi në llogarinë personale në Insagram se është duke punuar për një bashkëpunim me Chris Brown.

“Unë e dua punën që bëj i dua fansat e mi dhe dua që ta bëj Shqipërinë dhe Kosovën krenare. Gjithsesi kush ishte gati për një këngë më Chris Brown? Po punoj kudo që shkoj!”, ka shkruar ndër të tjera Baby G.

Por nuk mjafton kjo sepse në foton e postuar duket se Baby Gee ka marrë edhe një pëlqim nga vetë këngëtari i njohur botëror.

Lexo po ashtu Pas rrahjes brutale të Baby G, Bleta Gashi tregon versionin e vetë të ngarjes

Ndryshe, Gashi dhe artistja që në realitet quhet Gordana Kingji, pritet të ballafaqohen me drejtësinë në shtetin arab. /Telegrafi/