Telegrafi

Baby G parapëlqen të urrehet se është vetvetja se sa të duhet e të jetë false

Baby G ka kohë që nuk ka sjell ndonjë projekt të ri muzikor për tregun shqiptar.

Por, këngëtarja vazhdon të mbetet temë e rubrikave rozë shqiptare në saje të rrjeteve sociale.

E pikërisht përmes llogarisë personale në Instagram ka pranuar një numër të madh të pyetjeve prej fansave.

Disa prej tyre kishin të bëjnë me sinqeritetin e njerëzve si dhe çka e motivon më së shumti në jetë.

Në këtë të fundit këngëtarja ka pohuar se lumturia, besimi, familja, besnikëria si dhe të jetë njeri realist.

Lexo po ashtu Baby G: Nuk kam kohë për meshkujt, dua të jetoj në një vilë me femra të pasura

Ndërsa sa i përket njerëzve ka thënë se parapëlqen të urrehet se është vetvetja se sa të duhet e të jetë false.

Ndryshe, këngëtarja është duke punuar në projekte të reja muzikore gjatë këtij viti kalendarik. /Telegrafi/