Site icon Telegrafi

Baby G: Nuk kam kohë për meshkujt, dua të jetoj në një vilë me femra të pasura

Baby G javët e fundit u bë temë e mediave rozë shqiptare shkaku i një incidenti në Dubai.

Këngëtarja shqiptare ishte rrahur nga Bleta Gashin së bashku me tre shoqërues, e cila gjë kishte bërë që të dërgohet edhe në spital.

Sot, bukuroshja ka thënë se një ditë do të jetojë në një vilë të madhe me femra të pasura.

“Kam nevojë për disa vajza të pasura. Më shkruani. Një ditë do të jetojë në një vilë të madhe me femra të pasura. Do të jemi të lumtura dhe do të sigurohem që të gjitha vajzat e mija të jenë të lumtura”, ka shkruar Baby G në llogarinë e Instagramit.

Ajo më tutje ka treguar se nuk ka kohë për meshkuj pasi që i është përkushtuar tërësisht vetëm punës.

Lexo po ashtu Pas rrahjes brutale të Baby G, Bleta Gashi tregon versionin e vetë të ngarjes

“Punë, punë, punë, nuk ka kohë për meshkujt. Më dërgoni foto tuaja dhe më flisni pak për veten”, ka shkruar ajo në rrjetet sociale.

Ndryshe, biondina është duke punuar në projekte të reja muzikore që do t’i sjell gjatë muajve në vijim. /Telegrafi/

Exit mobile version