Site icon Telegrafi

Baby G nënshkruan kontratë me “Sony Music” (Foto)

Këngëtarja e re e “ON Records”, Baby G ka shënuar së fundmi një ngritje në karrierën e saj.

Ajo ka arritur të nënshkruajë kontratë me kompaninë e madhe muzikore “Sony Music”, të cilët do të kujdesen tani e tutje për prodhimet e reja muzikore të këngëtares.

Këngët e reja nga Baby G do të jenë në gjuhën angleze, ndërsa do të publikohen të gjitha në kanalin YouTube të “Sony Music”.

Baby G u bë e famshme në Kosovë falë projekteve shumë të suksesshme, të cilat i realizoi nën ombrellën e “ON Records”. /Telegrafi/

Këngëtarja Baby G gjatë nënshkrimit të kontratës me “Sony Music”.
Exit mobile version