Telegrafi

Baby G ndërron fjalët, ri instalon miqësinë me Mozzikun dhe Getinjon

Kur doli nga On Records, ndërroi për drastikisht qëndrimin për kolegët që la pas.

Këngëtarja e njohur Baby G bëri bujë me disat ndaj vëllezërve Mozzik e Getinjo të cilët kohë pas kohe edhe i ofendoi përmes postimeve.

Por, tashmë kur janë bashkuar në një detaj – të tre jashtë label-it, siç do thoshte Elvana Gjata, gjërat kanë ndryshuar.

Fjalët e thëna janë tërhequr dhe artistët gëzojnë një miqësi të re.

Pasi e paralajmëroi ‘Monster 2’, Baby G ka shkuar një hap më tej. Ajo ka filluar të ndjekë Getinjon në rrjete sociale, e t’ia pëlqejë fotografitë.

‘Monster 2’ është në rrugë të mbarë pas këtij ribashkimi të dyshes.

Bashkëpunimi i parë i tyre ishte një sukses i vërtet për dyshen duke gjeneruar miliona klikime në pak ditë. /Prive/