Sikurse çdo të shtunë, edhe këtë puntatë “Shiko kush luan”, në Top Channel nga Luana Vjollca solli shumë argëtim, humor dhe befasi.
Një ndër ta ishte dhe rep-artistja Baby G e cila u sigurua për pohime kontraverse.
Duke njohur karakterin impulsive të saj, nuk mund të mos bëhej pjesë e lojës “Paint Ball” ku nëpërmjet pushkës së mbushur me bojë, do të përgjigjej duke “goditur” foton e personazheve që kishte përballë.
Shumë e sinqertë dhe pa asnjë rezervë, Baby G tregoi se inatin më të madh e ka me Fjolla Morinën, ndërkohë që si artisten më të mirë ajo zgjodhi të “godiste” Kidën.
Por, duket se nuk mendon njësoj për ish-kolegët e saj të labelit “On records” duke zgjedhur Feron si artistin i cili ka stilin dhe këngët më të dobëta dhe Rinën si këngëtaren e cila duhet të heqë dorë nga muzika.
Ndërsa për të bërë një bashkëpuni muzikor Baby G zgjodhi Dhurata Dorën.
Mesa duket Baby G nuk e pati aspak të vështirë të shprehte “troç” mendimin për kolegët e saj. /tch/