Këngëtarja e njohur nga Shqipëria, Gordana Kingji e njohur si Baby G, pas një kohe të gjatë është kthyer në Londër.
E njëjta duket se do fillojë të punojë për projekte të reja, teksa shfaqet në një studio muzikore me miqtë e saj.
Kjo u bë e ditur nga vet artistja përmes disa postimeve që ka publikuar në rrjetin social, Instagram.
“Koha për studio, Londër tani jemi këtu”, ka shkruar këngëtarja Kingji.
Biondja muajve të fundit ka qenë shumë e përfolur për jetën private, pasi fillimisht u tha se u nda nga i dashuri, gjersa më pas ky lajm doli të jetë i pavërtetë.
Sido që të jetë, kënga e fundit e publikuar nga ajo mbetet “Pretty Gangster” në duet me partnerin e saj, Lim Hotin, e cila tashmë është fshirë nga platforma YouTube. /Telegrafi/