Telegrafi

Baby G falënderon fansat përmes një video ku shihet “topless”

Para tre muaje solli këngën më të re të titulluar “Mos u nal”.

Dhe me të vërtetë Baby G. duket se nuk dëshiron të ndalet edhe me imazhet në rrjetet sociale.

Ajo ka sjell një video teksa shihet “topless” duke ekspozuar vetëm shpinën pranë detit në momentin që po shijonte rrezet e diellit.

Bukuroshja shqiptare këtë e ka bërë për hir të fansave të cilët i ka falënderuar përmes llogarisë personale në Instagram, ku ditën e djeshme janë bërë 300 mijë që e ndjekin atë në këtë rrjet social.

“Ju dua të gjithëve 300 mijë”, ka shkruar shkurtimisht biondina në Instagram.

Ndryshe, kënga e lartcekur deri më tani është pritur mjaft mirë prej fansave duke u shikuar rreth gjashtë milionë herë në YouTube.

Theksojmë se këngëtarja ka paralajmëruar se do të publikojë edhe këngë të reja gjatë këtij viti. /Telegrafi/