Para festave të Pashkëve, Agjencia për Ushqim dhe Veterinari kryen monitorime të përforcuara nëpër shitore ku shitet mish dhe vezë.
Drejtori i AUV-së, Nikollçe Babovski u shpreh deri tani nuk ka ndonjë shkelje.
“Importi i ushqimeve në vend kontrollohet nga shërbimet tona inspektuese dhe operatorët ekonomikë, të cilët merren me tregtinë e produkteve ushqimore dhe nuk mund të vendosin në treg një produkt të pasigurt. Importi i ushqimeve është tërësisht i kontrolluar, përmes një programi monitorues për kontrollin ditor.”Kemi një numër të mjaftueshëm thertoresh që mund të plotësojnë nevojat e brendshme, por kemi edhe një numër thertoresh që kanë numër evropian, pra mund të eksportojnë në vendet e BE-së. . Për momentin janë aktive katër thertore për therjen e qengjit, i cili eksportohet kryesisht në Itali dhe Kroaci për festat e Pashkëve”, shtoi Babovski.
Lidhur me ndikimin e krizës ruso-ukrainase në cilësinë dhe sasinë e ushqimit, drejtori i AUV-së theksoi se importet kontrollohen me kujdes.
“Ushqimin do ta kemi, por mund të ndodhë që populli të jetë i uritur për shkak të çmimeve të larta, thotë Babovski.
Sipas tij, rritja e çmimeve të produkteve ushqimore me origjinë shtazore është për shkak të trefishimit të çmimeve të ushqimit të kafshëve në tregjet botërore./Telegrafi/