Telegrafi

Babovski: Së shpejti do të paguhen subvencionet për duhanin

Drejtori i Agjencisë për përkrahje financiare të bujqësisë dhe zhvillimit rural, Nikolçe Baboski, sot theksoi se subvencionet për duhanin, pas programit për vitin 2019, do të paguhen në afatin sa më të shpejtë të mundur.

Ai informoi se për 28.070 shfrytëzues të kësaj përkrahje financiare, tanimë janë përgatitur vendimet dhe për periudhë shumë të shpejtë, do të paguhen.

Ai deklaroi se të gjitha masat tjera themelore, të parapara me këtë program, tashmë janë paguar.

“Agjencia në periudhën e kaluar, maksimalisht dhe profesionalisht është munduar që të gjitha masat themelore, të cilat janë paraparë me programin e vitit 2019, janë paguar”, tha mes tjerash Baboski, në konferencën e sotme për shtyp./Telegrafi/