Telegrafi

Babovski: Maqedonia e Veriut nuk ka trajnues të licencuar të qenve

Drejtori i Agjencisë për Ushqim dhe Veterinari Nikollçe Babovski, thotë se në Maqedoninë e Veriut nuk ka trajnues të licencuar të qenve.

Ai për “Sloboden Peçat”, tha se në RMV ka vetëm persona të autorizuar për socializim të kafshëve shtëpiake.

“Trajnues të licencuar nuk ka, pasi nuk ka as ligj, e as bazë ligjore për një gjë të tillë. Personat e autorizuar që zbatojnë testin për socializim duhet së paku të jenë të këtyre profileve: gjyqtar qensh për punë me qen nga Sindikata Kinologjike, Gjyqtar qensh me licencë nga Sindikata Kinologjike, trajner ose udhërrëfyes qensh i punësuar në njësitë e Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Mbrojtjes, person që punon me qen i punësuar në Drejtorinë Doganore dhe doktor i mjekësisë veterinare”, tha Babovski.

Lexo po ashtu Sulmohet një vajzë nga qentë endacakë në Tetovë, publikohen pamjet

Ai shtoi se këto persona duhet të kenë edhe përvojë, ndërsa thase AUV deri tani ka 35 persona të tillë të autorizuar.

Babovski gjithashtu tha se AUV ka regjistër të qenve endacakë të rrezikshëm që pas kapjes nuk e kaluan testin e socializimit./Telegrafi/