Telegrafi

Baboo Darabuka dhe DJ Benity lansojnë këngën “Habibi”, kësaj radhe me vokal

Baboo Darabuka dhe DJ Benity e kanë publikuar projektin e ri muzikor me titull “Habibi”.

Për dallim nga herët tjera, kësaj radhe ata kanë vendosur që të këndojnë.

Muzikën e kësaj kënge e ka bërë Ardian Kastrati, ndërsa tekstin e ka shkruar Kreshnik Avdiu.

Ana vizuale i është besuar BUG Production.

Dyshja ka paralajmëruar edhe projekte të tjera në një të ardhme të afërt, të cilat do t’i vijnë po ashtu me vokal.

“Çok Guzel” është një ndër projektet e fundit të Baboo Darabuka dhe DJ Benity që po ashtu u realizua me videoklip.

Kënga u publikua në verën e kaluar, ndërsa ishte në bashkëpunim me Sei.