Telegrafi

“Babi, nuk mund të flas tani… Sapo kam shtrënguar duart me Princin William”

Kamerat më herët zbuluan një shkëmbim të denjë për të qeshur mes një gruaje dhe babait të saj.

Mbreti Charles III dhe Princi William kanë dalë në rrugë për të përshëndetur njerëzit që po presin në radhë për t’i bërë nderimet e fundit Mbretëreshës së ndjerë Elizabeth II.

Ndërsa Princi William shtrëngoi duart me njerëzit që prisnin në radhë për të parë arkivolin e Mbretëreshës, një grua pranë tij u pa duke folur në telefon.

“Babi nuk mund të flas tani”, tha ajo dhe shtoi, “Po, sapo kam shtrënguar duart me Princin William”.

Ndryshe, Mbretëresha Elizabeth prite të varroset gjatë ditës së hënë pasi ndërroi jetë në moshën 96-vjeçare. /Telegrafi/