Site icon Telegrafi

‘Babi Jem Supermen’ me shikueshmëri të lartë

Shou më i ri familjar, ‘Babi jem Supermen’, qysh në transmetimin e episodeve të para, arriti sukses edhe u bë pjesë e shumë familjeve në Kosove dhe Maqedoni.

Për herë të parë në mediat tona vjen një shou i tillë që i sjell në garë babanë me fëmijën një emocion i paparë deri më tani, një gjetje fantastike e këtij koncepti që shoqëria civile, njerëz që nuk janë të famshëm, por bëhen pjesë e një shou të madh televiziv dhe ata e kanë mundësinë të bëhen të famshëm me paraqitjen e tyre në këtë shou.

Gjithashtu ky shou u drejtohet të gjitha kategorive të shoqërisë, ku arrin shikueshmëri që nga fëmijët e deri te të moshuarit dhe e veçanta e këtij shou është që yjet e famshëm tani po i shikojnë garuesit e panjohur, por që po i pëlqejnë shumë me paraqitjen e tyre origjinale.

Aktori Adnan Blaku ka arritur ta zotërojë këtë spektakël që nga episodet e para, po tregohet shumë i talentuar në rolin e moderatorit.

I afërt me garuesit dhe publikun, ai po arrin ta mbajë në disponim me humor, ai po arrin t’i bëjë shikuesit të qeshin gjatë gjithë kohës me origjinalitetin e tij dhe batutat, por gjithashtu Adnani në çdo episod po jep ndonjë mesazh edukues si në episodin e fundit që dha disa këshilla për vozitje me kujdes dhe motiv për kryerjen e detyrës së tij secili më së miri.

Ky shou vjen çdo të hëne në ora 21:15 në TV21 dhe të gjithë shikuesit e kanë mundësinë të aplikojnë për t’u bërë pjesë e këtij shou dhe mund të bëhen të famshëm, të relaksohen në garë, përfitojnë një eksperiencë televizive dhe dikush nga ta do ta fitojë shpërblimin prej 5.000 eurosh nga Mobileria Mobin.

Aplikoni duke klikuar KËTU.

Exit mobile version