Spektakli më i ri “Babi Jem Supermen” nga aktori i komedisë Adnan Blaku, filloi të hënën garën në fazën e dytë ku garuan 18 familje nga të cilat 6 familje të cilat do të humbin garën do të diskualifikohen nga gara, ndërsa 12 familje do të vazhdojnë garën drejtë finales së madhe.
Tani ky show është bërë pjesë e shumë familjeve në Kosovë dhe Maqedoni, shikuesit e presin me padurim, ka shumë arsye pse ky show u bë shumë shpejt i pëlqyer nga publiku, disa nga arsyet janë se në një show të madh zakonisht mysafire ftohen fytyra publike.
Ndërsa te SUPERMENI iu dha mundësia të jenë mysafirë shoqëria civile, njerëz të panjohur, jo të famshëm dhe kjo shikuesit i bënë më të afërt me programin apo shikuesit ndihen si pjesë e këtij programi, si një familje kur merret parasysh fakti që të gjitha televizionet janë të stër ngarkuara me figura publike.
Pastaj si koncept është mirëpritur pasi që është argëtues për garuesit dhe shikuesit, gara bëhet shumë origjinale krijohet shumë atmosferë, humor, show, garë, dhe fati i këtij programi është që realizohet në një studio shumë të bukur dhe madhështore, realizohet nga një ekip profesionist në këtë kategori të spektaklit.
“Babi jem supermen” vazhdon garën çdo të hënë, në ora 21:15 në TV21. /Telegrafi/