Telegrafi

Babel mendon të kalojë te Birmingham

Në fillim të këtij muaji, Birminghami bëri një ofertë të mirë për holandezin, i cili nuk ka vend në formacionin bazë të Rafa Benitez, mirëpo Liverpooli refuzoi ofertën prej 9 milionë eurosh.

Arsyen e refuzimit, Benitez e shpjegoi me faktin që Babel dëshironte të qëndrojë te Të Kuqtë. Mirëpo duket se tani 23-vjeçari po mendon të kalojë në një skuadër tjetër.

“Birminghami është akoma një mundësi… Jemi duke shqyrtuar ofertën”, ka thënë agjenti për The Sun. /Telegrafi/