Telegrafi

Babel dëshiron të largohet nga Liverpooli

Holandezi 22-vjeçar është cak i ish-klubit të tij Ajax, me mundësinë që të kalojë atje në muajin janar dhe të luajë një gjysmë sezoni në përgatitje për Kupën Botërore.

“Ka pasur shumë gjëra që janë premtuar, por asnjëra nuk është përmbajtur. Doja të luaj më shumë minuta dhe të kem më shumë shanse, por menjëherë pas humbjes së parë, unë e humbja vendin tim”, ka thënë Babel.

“Mendoj se një gjysmë sezoni në Ajax me synimin për të arritur në Kupën Botërore, nuk do të ishte një ide e keqe. Mund t’i jap diçka ekipit të Ajaxit. Huazimi nuk ishte opsion gjatë verës. Tash jemi pajtuar ta shikojmë situatën në muajin janar”, ka shtuar holandezi.