Telegrafi

“My Babe”, Jachki publikon klipin e ri (Video)

Arian Kosumi, i njohur me emrin skenik Jachki, ka publikuar këngën e re që e ka lansuar për fansat e tij.

Kënga mban titullin “My Babe” dhe është e kompletuar edhe nga ana vizuale.

Muzika e kësaj këngë është realizuar nga Gëzim Arifi, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi.

Për incizimin, miksimin dhe masterizimin është kujdesur producenti i njohur, Don Arbas.

Lexo po ashtu Lansohet “Veni jem” nga Jachki dhe Naser Berisha (Video)

“Veni jem” ishte dueti që e solli me Naser Berishën që ishte një bashkëpunim interesant ndërmjet një reperi dhe një rokeri.

Tjetër bashkëpunim me një roker ishte dueti i Arianit me BB Poqin.

Ata risollën një version të ri të hitit “Qeshu” të grupit “Telex”, këngë të cilën më herët e kishte bërë në stilin e tij vet Bajram Bylykbashi. /Telegrafi/