Arian Kosumi, i njohur me emrin skenik Jachki, ka publikuar këngën e re që e ka lansuar për fansat e tij.
Kënga mban titullin “My Babe” dhe është e kompletuar edhe nga ana vizuale.
Muzika e kësaj këngë është realizuar nga Gëzim Arifi, ndërsa tekstin e ka shkruar vet reperi.
Për incizimin, miksimin dhe masterizimin është kujdesur producenti i njohur, Don Arbas.
https://www.youtube.com/watch?v=2gsCY9clFlY
“Veni jem” ishte dueti që e solli me Naser Berishën që ishte një bashkëpunim interesant ndërmjet një reperi dhe një rokeri.
https://youtu.be/6CfpKfYGtJg
Tjetër bashkëpunim me një roker ishte dueti i Arianit me BB Poqin.
https://youtu.be/eg6Wu4JhBnI
Ata risollën një version të ri të hitit “Qeshu” të grupit “Telex”, këngë të cilën më herët e kishte bërë në stilin e tij vet Bajram Bylykbashi. /Telegrafi/