Tyler Walker nga Oregon i Shteteve të Bashkuara, e ka krijuar sërish skenën e njëjtë, kur ishte fëmijë i vogël dhe qëndronte sipër babait të tij.
Së bashku me të atin, adoleshenti ka ndenjur i zhveshur në vaskë dhe buzëqeshnin, transmeton Telegrafi.
“Që të dy jemi rritur paksa”, ka shkruar ai në imazhin, që është shpërndarë me shpejtësi në rrjetin social.
Shumë njerëz e kanë pëlqyer këtë rast ku imitohet fotografia e vjetër, duke lënë komente pozitive.
“Asnjë fotografi nuk bën të harrohet, duhet të rikthehet edhe njëherë në këtë formë”, është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/