Site icon Telegrafi

Babë e birë në protestë te Gjykata Kushtetuese, njëri kundër tjetrit (Foto)

Profesori i fakultetit të turizmit në Universitetin Kirili dhe Metodi në Shkup, Jove Kekenovski, ka komentuar protestën dhe kundër protestën e mbrëmshme në profilin e tij në Facebook, duke shpalosur një rast sa komik aq edhe tragjik të pjesmarrësve në protestë, transmeton Telegrafi Maqedoni.

I njohur për qëndrimet e tij reformuese për partinë VMRO-DPMNE, nga ku e kanë larguar, Kekenovski tregon se si babë e birë kanë dalë në protestë, njëri për e tejtri kundër Gjykatës Kushtetuese. Ja statusi i tij i plotë në Facebook:

”Ja çfarë na bënë politikanët krimogjenë për të shpëtuar lëkurën e tyre. Miku im i hershëm dhe komshi, i cili mbrëmë mori pjesë në protestë të organizuar nga ”Hajde”, më tregoi rastin që përfundimisht e ka detyruar që sa më shpejtë që është e mundshme ta braktisë shtetin. Si dashamirë i drejtësisë dhe patriot që e do shtetin e tij, qëndron në mbrojtje të mosndryshimit të Ligjit për falje me qëllim të mos i jepet mundësia kryetarit të shtetit që në të ardhmen t’i falë të gjith ata njerëz që kanë marrë pjesë në mashtrime zgjedhore, kurse tani për tani janë të dyshuarit kryesorë në akcionin ”Titanik”. Gjatë protestës, ai e ka kërkuar në telefon djalin e tij që është i punësuar në njërën nga institucionet e qytetit të Shkupit. Biri i tij i përgjigjet dhe i thotë se e kanë angazhuar (lexo – e kanë detyruar) si rendmbajtës, pra sigurim në kundër protestën e realizuar (jo organizuar) nga Stevçe Jakimovski. Babai tmerrohet dhe i thot djalit në telefon: ”Biri im, nëse ndodh përleshje atëherë largohu shpejtë, mos të ndodhë që të parplasemi njëri me tjetrin”. Çfarë të thuhet pas kësaj? Kjo është tragjedia e jonë në regji të monstrave politike.”/Telegrafi/

Exit mobile version