Site icon Telegrafi

Babë e bir nga Bërvenica e Tetovës kapen për mashtrim

Sektori për punë të brendshme në Tetovë ka pastruar katër krime “keqpërdorim të të dhënave personale” dhe ka ngritur padi kundër 51 vjeçarit S.A dhe 16 vjeçarit, të dytë nga fshati Brvenicë, përcjell Telegrafi Maqedoni.

“I mituri dhe babai i tij dyshohet se gjatë muajve qershor dhe gusht të këtij viti në rrjetin social Facebook kanë krijuar 5 profile të rrejshme, në të cilat kanë mbledhur, përpunuar dhe shfrytëzuar të dhënat personale të tre banoreve të fshatit”, deklarojnë nga SPB Tetovë.

Nga policia informojnë se në emër të dy grave tjera banore të po të njejtit fshat janë aktivizuar 5 SIM kartela për telefon celular, në një nga operatorët e vendit tonë./Telegrafi/

Exit mobile version