Në destinacionin e njohur turistik në Versilia të Italisë në provincën Luka, një baba dhe i biri i tij, në një distancë kohore prej gjysmë ore janë ndarë përgjithmonë nga njëri-tjetri, nga ajo që i bashkonte: droga – 25-vjeçari ka ndërruar jetë e babai i tij është në gjendje të rëndë.
Ishte pikërisht babai Gerardo Ventrela, 53-vjeç i cili 13 vite më parë botoi librin me titull “Rrethi im”, në të cilin shkroi për përvojën e tij me drogën dhe thirrjet e të birit Samuel që të mos ndjekë hapat e tij siç edhe e kishte shkruar babai i tij, ia ka shkatërruar jetën, transmeton Telegrafi.
Babë e bir kishin kaluar mbrëmjen së bashku, dhe në një diferencë kohore prej gjysmë ore që dy janë ndjerë keq dhe janë sëmurë në rrugë.
25-vjeçari ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, kur babai i tij është në spital në gjendje kritike. Pas testeve të kryera, mjekët thonë se babë e bir janë viktima të mbidozimit me një koktej droge dhe alkooli. /Telegrafi/