Telegrafi

Babë e bir kalojnë me veturë përmes malit të përfshirë nga zjarri në SHBA – shpëtojnë mrekullisht (Video)

Një video e filmuar me telefon të mençur shfaq momentin kur një baba së bashku me të birin që ishin brenda veturës, marrin guximin të lëvizin me veturë në mes të malit që ishte përfshirë nga zjarri.

Justin Bilton dhe babai i tij 70-vjeç Charlie kanë kaluar me veturë përmes maleve Wyoming dhe Montana, ku zjarri ka shkatërruar gjithçka e në veçanti në parkun nacional Glacier, transmeton Telegrafi.

Për t’i shpëtuar më të keqes ata e kishin kuptuar se duhet të kalojnë përmes “rrugës së ferrit”, edhe pse të vetëdijshëm që mund ta pësonin më jetë.

Megjithatë, ata kanë shpëtuar pa ndonjë lëndim, ndërsa si rezultat i zjarreve mijëra banorëve kanë braktisur shtëpitë e tyre për shkaqe sigurie.

Në video i biri dëgjohet duke pyetur të atin: “çfarë nëse nxehet shumë vetura dhe shpërthen?”. /Telegrafi/