Telegrafi

Babë e bir e rrahin një person në Gjakovë, viktima përfundon në spital

Një person në Gjakovë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë dhe bir).

Viktima është hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës.

Njësia policore ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati./Telegrafi/