Një person në Gjakovë ka kërkuar ndihmë mjekësore, pasi që i njëjti është sulmuar fizikisht nga dy të dyshuar meshkuj kosovarë (babë dhe bir).
Viktima është hospitalizuar në Spitalin e Gjakovës.
Njësia policore ka arritur të arrestojë njërin nga të dyshuarit dhe me vendim të prokurorit i njëjti është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati./Telegrafi/