Telegrafi

BabaStars “grumbullohen” nesër në mbrëmje në Prishtinë (Foto/Video)

Ata shpeshherë i këndojnë Prishtinës, por rrallëherë janë këtu. Dhe përkundër që janë pjesë e labelit që i bën ata bashkë, ata zakonisht operojnë ndaras.

Por, nesër gjithë anëtarët e BabaStars do të grumbullohen në Prishtinë, përkatësisht në ZoneClub për të performuar shumicën prej hiteve të reja para publikut që i ka pritur për një kohë të gjatë, sepse ata gjithnjë kanë qenë larg kryeqytetit tonë.

Zone Club tashmë ka paralajmëruar koncertin në të cilin do të jetë Ghetto Geasy, Agon Amiga, Skivi, Majki dhe Onati, si dhe DJ Marshall Jungle.

Pamje nga performanca e fundit që BabaStars e kanë bërë në Gjilan.