Faqja zyrtare e Babastars në Facebook në një seri postimesh ka kërkuar nga Noizy që të tregojë lokacionin dhe që të dalë në një përballje tjetër. Ky i fundit nuk ka komentuar më mbi ngjarjen, por vetëm ka postuar një demo në profilin e tij ku ka pralajmëruar këngën e re.
Babastars nuk janë ndalur. Kanë sjellë edhe imazhe faktike ku sipas tyre shihen shenjat e rrahjes. Në një prej fotove ku shihet Noizy me qaforen e Getit në dorë, shkruan:
“Në sekondën 29 të klipit ku buzëp***i mundohet me demantu lajmin që ka hangër dajak, së pari Onzino (miku i Noizyt i pranishëm gjatë incidentit) duhesh me e majt nja 1 muj kapuqin… Ti tjetri (Noizy) përveç që spo mundesh me qel syrin e majt, dhëmbin prej boksit të Agonit (reperit të Babastars) ku e ki?”, shkruan në foton e publikuar nga Babastars.
Sidoqoftë, në orët e vona të së shtunës është paraqitur edhe D.U.D.A, lideri i Double G Army, ‘labeli’ binjak ky i OTR. Reperi gjilanas ka publikuar një foto ku shfaqet Geti me një sy të enjtur, me ç’rast kërkoi nga fansat që të vendosin se kush ishte më i fortë, se kush kë e ka rrahur.
Të premtën në ora 9:30 në aeroportin e Zurichut janë përleshur dy prej grupeve rivale në hip hopin shqiptar, Babastars me në krye Getin dhe OTR me në krye Noizyn, dy figura këto që një kohë të gjatë sulmojnë njëri-tjetrin me anë të këngëve, në një konflikt që jo se i shihet fundi, por mund të themi se posa ka filluar. /Telegrafi/