Site icon Telegrafi

Babaj sërish në Trepçë

Ish-futbollisti i disa skuadrave elitare të vendit tonë, e i cili ka bërë karrierë edhe jashtë Kosovës, përmes profilit të tij në Facebook, ka konfirmuar marrëveshjen e arritur me ‘xehetarët’.

Ai thotë së është i lumtur që po rikthehet në klubin nga ‘Adem Jashari’. Ai beson se Trepça do të sigurojë ekzistencën në Superligën e Kosovës.

“Nga sot jam lojtar i KF Trepça. Jam shumë i kënaqur që po kthehem në këtë klub të madh. Shpresoj që sa më shpejtë ta sigurojmë mbijetesën. Jam i bindur se me përforcimet që do të vijnë nga Shqipëria dhe me ndihem me tifozëve ‘Torcidat’ jam i bindur se do të arrijmë objektivin e klubit”, ka shkruar Babaj.

Ai beson se Trepça në pjesën e dytë të garave do të jetë krejt ndryshe nga stinorin vjeshtor. /KP/Telegrafi/ 

Exit mobile version